Pak orë para finales së BBV, Sara vjen me një mesazh

Mediale Vip

Pak orë para finales së BBV, Sara vjen me një mesazh

Më: 25 maj 2024 Në ora: 14:06
Sara

Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e edicionit të tretë të formatit “BBV”, ku 5 finalistët janë: Romeo, Juli, Egla, Heidi dhe Meritoni.

Sakaq pak momente më herët ka ardhur një mesazh nga producentja e “BB” Sara Hoxha, e cila nëpërmjet disa fotografish, teksa shfaq studion, stafin etj ajo i falenderon të gjithë ndjekësit, bashkëpunëtorët e saj madje ka dy fjalë tepër të veçanta për motrën dhe bashkëshortin e saj, ku këtë të fundit e ka konsideruar si suksesin e këtij edicioni!

“Duke u ndalur këtu, nuk mund të mos falenderoj partnerin tim të jetës dhe të punës. Për ty nuk ka fjalë, je suksesi i këtij sezoni. THE GREATEST.

“Last but not least”, dua të falenderoj shpirtin tim binjak. Në jetë unë besoj që mund të kemi më shumë se një shpirt binjak në disa kontekste jete.
Lori, përtej çdo sfide që ti kalon çdo ditë, më ke bërë mua të besoj te vetja.

Të çohem çdo ditë dhe mos ta ul kokën për asnjë, t’i jap drejtim situatave të vështira dhe të kuptoj që po mund t’i bëj të gjitha- gruan, mamin, producenten, shoqen, motrën..

Sa herë unë rrëzohem, ti je ajo që më jep dorën për të më ngritur lart. Je frymëzimi im dhe i gjithë familjes."

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat