Hailey Bieber mund të jetë një mami goce.
Fansat janë të bindur se modelja ngacmoi gjininë dhe emrin e mundshëm të fëmijës së saj dhe bashkëshortit Justin Bieber në postimin e saj të fundit në Instagram.
27 vjeçarja postoi disa foto me mbishkrimin: "Lulet e vogla qershie në thonjtë e mi, lulja e vogël e qershisë në barkun tim ???".
Në të vërtetë, një nga fotot tregonte manikyrën me lule rozë të Hailey-t teksa ajo pinte një filxhan çaj.
Në mesin e fotove– të cilat janë bërë në Tokio – ishin një ku Hailey tregonte barkun, ushqim japonez, vepra arti japoneze dhe një selfie me yllin e popit.
Shumë komentues shkruajnë se Hailey ka treguar kështu se po pret një vajzë.
Një pjesë tjetër e çuan parashikimin një hap më tej dhe hodhën hipotezën për emrin e bebes.
"A është një vajzë, do t'i vësh emrin "Blossom"? Apo një emër lulesh?”-pyeti dikush, ndërsa një tjetër shtoi, "Blossom Beiber tingëllon shumë mirë."
Hailey dhe Justin njoftuan se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku në fillim të këtij muaji. Në atë kohë, burimet thanë se ajo ishte tashmë në tremujorin e tretë dhe se dyshja tashmë kanë zgjedhur emrin që ata "mendojnë se është perfekt".