Pengu që mbyti në lot Riken

Mediale Vip

Pengu që mbyti në lot Riken

Më: 25 maj 2024 Në ora: 20:14
Rike Roçi

Intervista e fundit e Rike Roçit ishte në ‘Se luan topi’. Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania, rrëfeu eksperiencën e fundit dhe lidhjen me familjen.

Mirëpo, gjatë intervistës, ajo u pyet edhe për babain e saj të ndjerë, temë kjo që e preku shumë Riken

Ajo u shpreh se ka peng faktin që nuk i kushtoi më shumë kohë të atit.

‘Që në 2015 nuk është më në jetë. Ka qenë pika ime e dobët. Babait tim duhet t’i dedikoja më shumë kohë. Kur vija në Shqipëri kisha punë, atëherë bëja Dancing, më thoshte shijoje babin tani që e ke. Këshilla që unë jap është që të shijoni prindërit tani që i keni”– thotë Rike mes lotësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat