Livia pranon ndarjen nga Mevlani,shpërthen në lot pasi dëgjon mesazhin e tij

Mediale Vip

Livia pranon ndarjen nga Mevlani,shpërthen në lot pasi dëgjon mesazhin e tij

Më: 25 maj 2024 Në ora: 20:46
Livia

Livia Brunga, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Se luan topi’. Ajo foli më shumë për familjen e saj, nënën, jetën në Itali, eksperiencën në televizionin shqiptar dhe për lidhjen me Mevlan Shabën.

Ajo deklaroi se është ende e dashuruar me Mevlanin, duke zbuluar edhe se ish-çifti tentoi edhe të bëheshin prindër, por s’ja dolën dot.

‘E du, normal nuk më ka mbaru asgjë. Po kur zihesh kaq shumë nuk e di nëse është e drejtë për të dy’

Livia pranon se kanë kohë që janë ndarë e se nga ajo kohë nuk janë takuar.

“Unë them se është përfundimtare se nuk ka ndodhur kurrë që të mos takohemi për kaq shumë kohë’- thotë më tej ajo teksa shpërthen në lot.

Më pas në studio u dëgjua zëri i Mevlanit, i cili lexon letrën për Livian.

‘Mesa duket qenka e vërtetë, që gjërat e bukura nuk mund të zgjasin përgjithmonë’-thotë ndër të tjera Mevlani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat