Meriton Mjekiqi surprizohet në studio nga nëna e tij, menjëherë pas eliminimit

Mediale Vip

Meriton Mjekiqi surprizohet në studio nga nëna e tij, menjëherë pas eliminimit

Më: 25 maj 2024 Në ora: 22:10
Foto nga takimi

Meriton Mjekiqi u bë personi i parë që u eliminua nga gara për çmimin e madh.

Pas një udhëtimi të gjatë dhe të mbushur me sfida brenda shtëpisë, Meritoni përballu ndjenja të përzier kur u largua si finalisti i parë.

Eliminimi i tij ishte vetëm një hap në atë që do të rezultonte të ishte një mbrëmje e plotë surpriza.

Image
Foto nga takimi

Pas daljes nga shtëpia dhe ndërsa qëndronte në studio duke ndarë me të tjerët përvojat dhe përjetimet e tij brenda shtëpisë, erdhi një moment tepër i veçantë për Meritonin.

Në një skenë të ngjeshur emocionalisht, Meritoni u befasua nga prania e nënës së tij, e cila erdhi për të qenë përkrah tij menjëherë pas eliminimit të tij nga shtëpia.

Bashkimi pas katër muajsh ndarjeje, ishte një moment i ngrohtë dhe plot me dashuri, i cili padyshim la një përshtypje të paharruar tek Meriton Mjekiqi dhe gjithë ata që ishin dëshmitarë të këtij bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat