Egla Ceno, spektatore e jetës së saj! Shfaqja dedikuar aktores në Teatrin Skampa

Mediale Vip

Egla Ceno, spektatore e jetës së saj! Shfaqja dedikuar aktores në Teatrin Skampa

Më: 26 maj 2024 Në ora: 06:39
Egla

Egla Ceno shijoi sonte një shfaqje të përgatitur për të në Teatrin Skampa në Elbasan.

Aktorja la “Big Brother VIP” dhe udhëtoi drejt Elbasanit, ku u befasua nga çfarë gjeti aty. Aktorja Viola Trebicka interpretoi një shfaqje të tërë, ku protagoniste ishte Egla Ceno në gjitha hapat e jetës, nga fëmijëria, te sfidat, shkollimi, emigrimi e deri më tani.

Pas surprizës së realizuar Egla nuk i mbajti lotët, ndërsa pjesë e suprizës ishte edhe nëna e saj.

“Diell, stuhi, akull dhe skuta” kështu e përshkroi Egla rrugëtimin e saj të jashtëzakonshëm brënda Big Brother Vip, aty ku tregoi karakterin e saj në të gjitha ngjyrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat