Millie Bobby Brown martohet larg syrit të publikut

Mediale Vip

Millie Bobby Brown martohet larg syrit të publikut

Më: 26 maj 2024 Në ora: 11:00
Millie Bobby Brown

Aktorja e njohur, Millie Bobby Brown është martuar fshehurazi me djalin e muzikantit të njohur Jon Bon Jovi, Jake Jovi.

Sipas mediave të huaja ceremonia e dasmës është mbajtur fundjavën e kaluar.

“Ata po planifikojnë një ceremoni më të madhe në ShBA më vonë këtë vit, por tani ata janë martuar ligjërisht dhe kanë bërë të gjitha dokumentet. Ishte një ceremoni shumë e thjeshtë me rrethin e tyre më të ngushtë me ta, ndërsa ata shkëmbyen betimet e tyre”, thonë burime për britaniken Daily Mail.

Në fillim të këtij viti, Jon Bon Jovi konfirmoi se do të performonte në ceremoninë e dasmës së djalit të tij.

Çifti u njohën përmes Instagramit dhe ishin miq përpara se të nisnin një histori dashurie. Në prill të vitit të kaluar, Brown bëri të ditur se ishte fejuar me Jake Bon Jovin duke cituar fragmente nga teksti i këngës së Taylor Swift 2019 “Lover” përmes rrjeteve sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat