Njihuni me aktoret e famshme që refuzojnë të filmojnë skena nudo

Mediale Vip

Njihuni me aktoret e famshme që refuzojnë të filmojnë skena nudo

Më: 26 maj 2024 Në ora: 13:20
Sarah Jessica Parker dhe Blake Lively 

Ndër gjërat e “pakëndshme” me të cilat duhet të përballet një aktor, janë skenat erotike dhe nudo në një film. Të tjerë mund të mos hezitojnë të shfaqen pa rroba para mijëra apo edhe miliona spektatorëve, por ka nga ata që as nuk e negociojnë, madje e kanë vënë si klauzolë në kontratat e tyre që të mos marrin pjesë në skena të tilla.

Disa nga vajzat e famshme të Hollivudit, të cilat gjatë karrierës së tyre numërojnë shumë pjesëmarrje në seriale dhe filma, por nuk janë shfaqur asnjëherë të zhveshura para kamerave, janë këto:

Julia Roberts

Ajo e ka bërë të qartë në një intervistë se nuk do shfaqet ndonjëherë lakuriq në ekran.

“Nuk do të dilja nudo në një film”

Sarah Jessica Parker

Në një intervistë për Hollywood Reporter, ajo ka thënë: “Unë nuk gjykoj askënd që zgjedh ta bëjë këtë. Mendoj se është fantastike që njerëzit ndihen rehat duke e bërë këtë. Nga ana ime, nuk ka të bëjë fare me parimet, fenë apo ideologjinë. Vetëm se disa janë të guximshëm dhe disa jo. Unë nuk jam në atë listë të guximtarëve”.

Kristen Bell

“Kur m’u desh të qëndroja me sytjena dhe të brendshme në ‘House of Lies’, u sigurova që asgjë të mos shfaqej. “Të gjithë ishin “Oh, Kristen duhet të jesh lakuriq”, dhe unë thashë “Epo, ta ëndërroni“, tha ajo për Women’s Health.

Jessica Alba

Arsyeja pse Jessica Alba nuk dëshiron të shfaqet kurrë e zhveshur në një film nuk është askush tjetër veçse familja e saj.

“Nuk dua që gjyshërit e mi të shohin gjoksin tim. Kjo eshte e gjitha. Do të ishte e vështirë në tryezën e Krishtlindjes.”

Jennifer Garner

Kur u pyet në vitin 2009 nëse do të dilte ndonjëherë nudo në ekran, aktorja menjëherë e bëri të qartë se kjo është diçka për të cilën “thjesht nuk i intereson”.

“Shanset janë zero për qind,” tha Jennifer Garner për MTV.

Rebel Wilson

Ajo e bëri të qartë se nuk do ta bënte dhe vendosi si klauzolë në kontratë që të mos dilte e zhveshur para kamerës. Kështu produksioni punësoi një aktore tjetër për ta zëvendësuar në ato skena.

Blake Lively 

“Kur shoh lakuriqësi në filma, është gjithmonë shpërqendruese” tha ajo për Daily Mail në vitin 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat