Kendall Jenner ka një përgjigje për njerëzit që mendojnë se është “e mërzitshme”

Mediale Vip

Kendall Jenner ka një përgjigje për njerëzit që mendojnë se është “e mërzitshme”

Më: 26 maj 2024 Në ora: 16:58
Kendall Jenner.

Në episodet e fundit të reality show-t të familjes Kardashians, duket se njerëzit kanë nisur të kenë një qëndrim ndryshe për Kendall Jenner. Shumë syresh e konsiderojnë atë të mërzitshme, madje edhe të lodhshme.

Supermodelja ka vendosur që t’u përgjigjet publikisht këtyre zërave, duke mos e fshehur edhe faktin se ndoshta beteja e vazhdueshme me ankthin nuk e bën një person shumë të pëlqyeshëm në sytë e publikut dhe ndjekësve të serialit “The Kardashians”.

"Dua të them diçka," e nis ajo kështu rrëfimin e saj. “Ndihem sikur jam padyshim motra më e mërzitshme, por teksa shoh episodin e fundit të serialit duket sikur vërtet unë flas për të njëjtat gjëra si: kuajt, dashurinë time për këtë kafshë dhe ankthin tim,” shtoi ajo.

"E mërzitshme," është një fjalë vërtet negative, kjo është e sigurt, "sepse nuk jam e mërzitshme", vazhdoi Jenner.

"Pyesni më mirë miqtë e mi më të mirë. Unë jam një person me të cilin mund të kalosh vërtet momente të bukura dhe cilësore,” vijon Jenner.

Sipas mediave, duket se Kendall është etiketuar shpesh si “e mërzitshme” për faktin se në rrjetet e saj sociale, ajo përpiqet të shfaqë vetëm aspektet më të bukura të jetës së përditshme dhe asaj profesionale, duke shmangur dramat apo privatësinë, për të cilat gjithnjë është treguar e kursyer në raport me detajet apo të rejat nga romancat apo ndarjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat