Si rrallë herë mes Valerit dhe Florit sot ka ndodhur një bisedë shumë e ndjerë për familjen dhe fëmijët.
Për herë të parë, Valeri foli për dy djemtë e tij, ku tha se djali i madh është 11 vjeç, ndërsa djali i vogël është 4 vjeç.
Fermeri tha se ai gjithmonë ka dashur të ketë më shumë se një fëmijë dhe tani ndihet i bekuar me dy djemtë e tij.
“Djali i madh është 11 vjeç dhe mbush 12 vjeç në korrik. Djali i vogël është 4 vjeç, mbush 5 vjeç në 12 qeshor. Djali i vogël është bekim, vetëm të mira na ka sjellë Zoti. Është shumë i bukur, edhe i madhi, por djali i vogël është gjithmonë i qeshur”, tregoi Valeri.