“Mendjelehtë”, Ditea për Baby G: Personat e tjerë nuk më janë dukur kështu

Mediale Vip

“Mendjelehtë”, Ditea për Baby G: Personat e tjerë nuk më janë dukur kështu

Më: 27 maj 2024 Në ora: 00:23
Ditea

Mendjelehtë ishte fjala që Ditea zgjodhi për Baby G, në kuadër të lojës së dhënë nga Agai.

Ditea e argumentoi këtë zgjedhje me periudhën kur nuk e njihte mirë fermeren, në bazë të situatave që u janë dhënë.

Ajo po ashtu tha se asnjë fermeri tjetër nuk do i shkonte kjo fjalë.

“Në fillim, në periudhën që nuk të njihja mirë, më je dukur mendjelehtë. Në bazë të situatave dhe si shkonin gjërat, më je dukur ashtu. Nuk kam kujt t’ia jap tjetër, se personat e tjerë nuk më janë dukur ashtu“, tha Ditea.

Ndërsa Dijonisi për të qetësuar situatën tha: “Baby duke u menduar se çfarë do të thotë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat