Madonna ndahet nga i dashuri i saj 35 vjet më i ri

Mediale Vip

Madonna ndahet nga i dashuri i saj 35 vjet më i ri

Më: 27 maj 2024 Në ora: 06:15
Madonna

Ikona e muzikës, Madonna, thuhet se është ndarë nga partneri i saj, i cili me profesion është boksier dhe trajner i fitnesit.

Këngëtarja, 65-vjeçare, filloi lidhjen me Josh Popper, 30-vjeç, pasi u takuan përmes djalit të saj vitin e kaluar.

Josh dhe Madonna nisën romancën në fillim të vitit 2023, duke e zyrtarizuar atë në shkurt.

Dyshja ishin fillimisht të pandashëm, me artisten që e brohoriste në një nga ndeshjet e tij të boksit në mars dhe ai iu bashkua asaj për një pushim në Portugali për ditëlindjen e saj në gusht.

Madonna është takuar shumë rrallë me Popper këtë periudhë sepse ka qenë shumë e zënë.

Image
Madonna dhe Josh

“Nuk ka ndonjë gjë mes tyre, ata ende kanë raporte të mira me njëri-tjetrin. Ata po qëndrojnë vetëm miq”, tha një burim për The Sun.

Ata u takuan përmes djalit të saj të adoptuar, David Banda, 18 vjeç, i cili kishte marrë mësime boksi në palestrën e tij Bredwinners në New York.

Ndërkohë, këngëtarja e “Material Girl” ka qenë e përfolur për shumë lidhje në të kaluarën.

Ajo ishte e martuar me aktorin Sean Penn nga viti 1985 deri në 1989.

Lidhja e saj më e famshme është me regjisorin Guy Ritchie, nga viti 2000 deri në 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat