Egla Ceno ndan me ndjekësit videon emocionuese! Kështu e përjetuan vëllezërit e saj momentin e fitores

Mediale Vip

Egla Ceno ndan me ndjekësit videon emocionuese! Kështu e përjetuan vëllezërit e saj momentin e fitores

Më: 27 maj 2024 Në ora: 12:04
Egla Ceno

Egla Ceno është shpallur fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.  Pas përfundimit të finales së madhe ku ajo rrëmbeu çmimin e madh, aktorja u shpreh se këtë fitore ua dedikon të gjitha grave.

Ndërkohë në një postim në rrjetet social, Egla shprehet se është ende pa fjalë.

Por shton se është shumë mirënjohëse për publikun që e deshi dhe e pranoi me të gjitha ngjyrat e saj. Po si e kanë pritur familjarët e aktores së njohur këtë fitore të saj?

Në rrjetet sociale është publikuar një video të familjarëve të Eglës, ku shihen të entuziazmuar nga fitorja e saj. Në momentin që Ledion Liço ka thënë emrin e aktores si fituese të këtij edicioni të tretë të BBV familjarët përqafohen me njëri-tjetrin dhe thërrasin “Egla, jepi Ceno”. Krahas videos, Egla shkruan:

Kush ka vëllezër, botën ka!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat