Mes Jolie dhe Pitt, cilin mbiemër vendosi të mbajë vajza e ish-çiftit?

Mediale Vip

Mes Jolie dhe Pitt, cilin mbiemër vendosi të mbajë vajza e ish-çiftit?

Më: 27 maj 2024 Në ora: 14:09
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, ka vendosur të heqë dorë nga mbiemri i saj ‘Pitt’.

Në programin për muzikalin e ri ‘The Outsiders’, 15-vjeçarja renditet si ‘Vivienne Jolie’ dhe jo ‘Vivienne Jolie-Pitt’ konfirmon ‘People’.

Nuk është ende e qartë nëse Vivienne e ka ndryshuar ligjërisht mbiemrin. As përfaqësuesit e Jolie dhe Pitt nuk mund të kontaktoheshin për të dhënë një koment se si qëndron e vërteta. Megjithatë, Vivienne nuk është e para nga gjashtë fëmijët e Jolie dhe Pitt që ka ndryshuar mbiemër vitet e fundit.

Vitin e kaluar motra e saj Zahara bëri diçka të ngjashme kur u shfaq në një video dhe thoshte Jam Zahara Jolie. Marrëdhëniet e Brad Pitt me fëmijët janë në ditët më të vështira dhe nuk i dihet se si do të shkojë kjo histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat