Së shpejti Big Brother Vip 4? Regjisori zbulon detajet: Do të nisë më herët, por...

Mediale Vip

Së shpejti Big Brother Vip 4? Regjisori zbulon detajet: Do të nisë më herët, por...

Më: 27 maj 2024 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Edicioni i tretë i BBVA përfundoi të shtunën, më 25 maj. Ndërsa të martën dhe të shtunën e ardhshme do të transmetohet post Big Brother.

Megjithatë, duket se ka nisur puna për Big Brother Vip 4. Vetë regjisori Ergys Lubonja, i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Wake Up’, ka ndarë detaje.

Ai u shpreh se BBV4 do të nisë më herët, megjithatë ende nuk është e sigurt.

“Besoj se do të jetë më herët sezonin tjetër televiziv, por është për t’u parë. Besoj se do të jetë edhe më interesant, sepse ka 3 shembuj që janë të ndryshëm edhe si kast, edhe si trajtim”– u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat