Në Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar për sulm fizik ndaj një personi

Mitrovica

Në Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar për sulm fizik ndaj një personi

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Hetuesit në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë,  kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘sulm’.

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit M. I., 47 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të bazuara  se me datë 12 korrik 2023, në sheshin “ Adem Jashari”  në Mitrovicë,  me veprimet e tij ka kryer veprën penale sulm ndaj viktimës A. N .,30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra është të kontaktuar prokurori i rastit  nga i cili është sugjeruar që rasti të procedohet tutje me kallëzim penal për veprën penale “sulm’.

Ndërsa pas intervistimit  me vendim të Prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit  policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat