Shpërthimi në afërsi të lokalit në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar

Mitrovica

Shpërthimi në afërsi të lokalit në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Me 9 gusht rreth orës 03:25 ishte raportuar se në sheshin ,,Adem Jashari” në Mitrovicë kishte ndodhur një shpërthim në afërsi të një lokali (kafiterie).

Në bazë hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes, dyshohej se mjeti shpërthyes kishte qenë granatë dore.

Policia informon se shpërthimi kishte ndodhur në afërsi të derës së hyrjes së lokalit dhe si pasojë e shpërthimit kishte pasur dëme materiale në atë lokal e gjithashtu ishin dëmtuar xhamat edhe të dy lokaleve të tjera. Në lidhje me rastin ishte njoftuar prokuroi dhe sipas udhëzimeve të tij ishte iniciuar rasti për veprën penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve të DRP-Mitrovicë Jugu kishin zhvilluar hetime intensive disa mujore në lidhje me këtë rast dhe kishin arritur të siguronin prova materiale të rëndësishme për identifikimin e personave të dyshuar.

“Provat i ishin prezantuar prokurorit dhe pasi ishte siguruar Urdhëresa për kontroll nga ana e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, hetuesit rajonal sot me datë 23.08.2023, kanë realizuar kontrollin në një lokacion dhe kanë gjetur prova të reja të cilat janë sekuestruar. Pas kontrollit, në bazë të dyshimit të arsyeshëm janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale në fjalë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar.

“Të dyshuarit:  A.D., 25 vjeçar dhe G.H.,20 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe pas intervistimit me Aktvendim të prokurorit,  u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, njofton policia.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat