Mitrovicë: Rivarroset Adem Haziri, i zhdukur me forcë gjatë luftës

Mitrovica

Mitrovicë: Rivarroset Adem Haziri, i zhdukur me forcë gjatë luftës

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 18:03
Foto nga ceremonia

Është rivarrosur Adem Haziri, i cili ishte zhdukur me forcë nga forcat serbe më 29 prill 1999-të.

Ceremonia u mbajt në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Kjo u bë e ditur nga Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur.

“Mbetjet mortore të Adem Hazirit janë gjetur dhe zhvarrosur vite më parë nga varreza masive në Suhodoll , derisa janë identifikuar gjatë këtyre muajve përmes metodës shkencore të ADN-së”, thuhet në njoftim.

“Përfaqësuesit e Komisionit, krahas ngushëllimit shprehën edhe mirënjohjen për familjen Haziri dhe gjitha familjet e personave të zhdukur me forcë që përkundër dhimbjes dhe ankthit të pritjes janë në mbështetje të vazhdueshme të punës së KQPZH-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat