Është rivarrosur Adem Haziri, i cili ishte zhdukur me forcë nga forcat serbe më 29 prill 1999-të.
Ceremonia u mbajt në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.
Kjo u bë e ditur nga Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur.
“Mbetjet mortore të Adem Hazirit janë gjetur dhe zhvarrosur vite më parë nga varreza masive në Suhodoll , derisa janë identifikuar gjatë këtyre muajve përmes metodës shkencore të ADN-së”, thuhet në njoftim.
“Përfaqësuesit e Komisionit, krahas ngushëllimit shprehën edhe mirënjohjen për familjen Haziri dhe gjitha familjet e personave të zhdukur me forcë që përkundër dhimbjes dhe ankthit të pritjes janë në mbështetje të vazhdueshme të punës së KQPZH-së”.