Në mesin e të helmuarve në një lokal të ushqimit në Mitrovicë edhe 10 nxënës, policia jep detaje

Mitrovica

Në mesin e të helmuarve në një lokal të ushqimit në Mitrovicë edhe 10 nxënës, policia jep detaje

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

10 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës pasi janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:10, në Mitrovicë.

Tutje bëhet e ditur se të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunal.

“Raportohet se 10 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës pasi që, janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal. Të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunal”, thuhet në raport.

Ndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka mbyllur lokalin e ushqimeve të shpejta “On Top Food” në Mitrovicë, pasi aty dyshohet se u helmuan 30 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat