Shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri.
Zjarrfikësi i cili është udhëheqës i ndërrimit ka thënë se është lokalizuar zjarri.
“Zjarri është lokalizuar,është evituar rreziku, nuk është lënduar asnjë qytetar”.
“Shtëpia ka qenë e tëra në flakë, për momentin është në kontroll. Dëme anësore nuk ka, zjarrfikësit janë duke e kryer punën, duke e fikur zjarrin”, ka thënë ai.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që është pjesë e trashëgimisë kulturore është përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”, ka thënë Zahiti.
Përndryshe, kjo shtëpi i përket pjesës së parë të shekullit 19.