Bajqinovci dënon djegien e shtëpisë së familjes Koroglu

Mitrovica

Bajqinovci dënon djegien e shtëpisë së familjes Koroglu

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 23:49
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka dënuar ashpër djegien e shtëpisë më të vjetër në Mitrovicë, atë të familjes Koroglu.

Përmes një reagimi në Facebook, Bajqinovci ka deklaruar se organet duhet të nxjerrin përpara ligjit përgjegjësit e kësaj vepre, e cila rrezikon gjurmët tona shekullore.

“Ata që nxiten nga tundimet që përmes shkatërrimit të aseteve të trashëgimisë kulturore të përfitojnë ekonomikisht në kurriz të vlerave, gabojnë rëndë” ka thënë mes të tjerash Bajqinovci.

Ky është reagimi i plotë i tij:

E papranueshme dhe dëmshme për vlerat tona kulturore dhe historike, djegia e monumentit të trashëgimisë kulturore shtëpia e Familjes Koroglu. Organet e ndjekjes duhet të mos kursehen në nxjerrjen para përgjegjësisë penale dhe ndëshkimin maskimal për këto zjarrëvënie që rrezikojnë gjurmët tona shekullore e përmbajtjet tona kulturore. Ata që nxiten nga tundimet që përmes shkatërrimit të aseteve të trashëgimisë kulturore të përfitojnë ekonomikisht në kurriz të vlerave, gabojnë rëndë. Qeveria dhe institucionet do t’i rikthejnë këto monumente përmes metodave të lejuara ne standardet ndërkombëtare të ruajtjes dhe mbrojtjes se trashegimise kulturore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat