Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu ka njoftuar se nesër në SHFMU “Shaban Idrizi” në Zhabar, nuk do të mbahet procesi i rregullt mësimor, për shkak të dëmtimeve të objektit nga erërat e forta.
Ajo në një postim në Facebook ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të forta është dëmtuar pjesa më e madhe e kulmit të objektit shkollor.
Kadriu ka theksuar se nxënësit dhe prindërit do të njoftohen me kohë për vazhdimin e procesit mësimor.
Postimi i plotë:
Njoftim
Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër të SHFMU "Shaban Idrizi" në Zhabar,
Për arsye se erërat e forta e kanë hequr pjesën më të madhe të kulmit të shkollës, ju njoftojmë se mësimi nesër nuk do të zhvillohet.
Për hapat e mëtejmë do të ju njoftojmë me kohë përmes menaxhmentit të shkollës.
E falënderoj Policinë e Kosovës si dhe zjarrfikësit për intervenimin e tyre.
Gjithashtu e falënderoj edhe sekretarin e shkollës dhe stafin teknik që me përkushtim profesional në këto situata të vështira për shkollën ishin në shkollë në krye të detyrës.