Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit të gypit furnizues në fshatin Shupkofc (afër Xhamisë së re), është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për fshatin Shupkovc.
Po ashtu edhe një pjesë të fshatit Rekë.
“Sanimi i defektit do të fillojë nesër, pasi që sot nuk është e mundur të intervenohet si pasojë e vërshimit nga rrjedhja e ujit gjatë natës”, ka njoftuar KRU “Mitrovica”.