Ndërmarrja “Trepça” ka shpallur konkurs për kryeshef ekzekutiv, pas shkarkimit të Enis Abdurrahmanit, i cili ishte për rreth dy vjet pati ushtrues detyre.
Në konkursin e bërë në web-faqen e tyre zyrtare, thuhet se kryeshefi do të vlerësohet vazhdimisht nga Bordi i Drejtorëve, dhe se kontrata do të jetë trevjeçare me mundësi vazhdimi.
Afati për aplikimi do të jetë i hapur deri më 28 nëntor.
Ndryshe, minatorët kishin mbajtur grevë për 10 ditë, ku në kërkesat e paraqitura ishte edhe shkarkimi i menaxhmentit.
Greva ishte ndërprerë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet ndërmarrjes dhe minatorëve, ku edhe ishin pajtuar për plotësimin e kërkesave të tyre.