Komuna e Mitrovicës Veriore ka ndarë subvencione për 115 qytetarë në vlerë të përgjithshme prej 39,500.00 € për të mbuluar shpenzimet e trajtimit mjekësore.
Gjithashtu nga kjo komunë kanë subvencionuar qytetarët e prekur nga vërshimet e janarit të këtij viti në vlerë prej 202.000.00 €.
Njoftimi i plotë:
Në gjashtë muajt e fundit të këtij viti, Komuna e Mitrovicës Veriore, përmes mbështetjes direkte financiare me subvencione, ka ndihmuar qindra qytetarë të Mitrovicës, përfshirë të porsalindurit, qytetarët që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe popullatën e prekur nga vërshimet e janarit 2023.
- Zyra e kryetarit Atiq ka subvencionuar 115 qytetarë në vlerë të përgjithshme prej 39,500.00 € për të mbuluar shpenzimet e trajtimit mjekësore.
- Po ashtu kemi subvencionuar qytetarët e prekur nga vërshimet e janarit të këtij viti në vlerë prej 202.000.00 €.
- Janë mbështetur familjet e fëmijëve të lindur në vitin 2023 në vlerë prej 5300 €.
Programi i subvencioneve direkte për qytetarët do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, me prioritet qytetarët që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, si dhe ata me sëmundje kronike.
Komuna e Mitrovicës Veriore mbetet e përkushtuar për punë të vazhdueshme dhe përkushtim për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të saj.