Kryetari i Komunës së Zvecanit, Ilir Peci, që është i ashpër në kuadër të asaj se çfarë parashikojnë yjet për të në bazë të shenjës së horoskopit, thotë se në jetën e përditshme është gjithmonë i qetë dhe shumë rrallë nervozohet.
Por, si një menaxhues i mirë i situatave të vështira dhe parave, Peci në një intervistë për KosovaPress, rrëfen gjithcka nga jeta e tij, jashtë syve të publikut.
Ka dëshirë të këndojë, por nuk i shkon zëri, ndërsa thotë se di t’i bie fyellit.
Ndonëse i preokupuar me punët dhe problemet e shumta të komunës, ai nganjëherë nuk i gjenë përgjigjet për pyetjet tona, por që asistentet e tij reagojnë shpejtë për t’i dalë në ndihmë.
Peci: Me këndu kam dëshirë, por zëri nuk më shkon
‘Në horoskop jam 20.04.1976, që i bie ‘Dash’... Po, i pëlqej barcoletat, por me kufi, jo aq të tepruara.. Paj 50 me 50, ne jemi gjeneratë pak më e vjetër, i kemi muzikat tona, por edhe këtyre të rinjve po duhet me ua bë qejfin dhe me dëgju muzikë popullore.. Me këndu qejf kam, por zëri nuk më shkon, futbollin deri diku e luaj, fyellit i bie pak a shumë… Nganjëherë drejtorat po më nervozojnë, por me kufi… Jo, në shtëpi jam shumë i qetë…Jemi gjashtë anëtarë të familjes, kam një vajzë, tre djemë, shoqja dhe unë…Krejt në zero pa para nuk më ka ndodhë të mbetem, por nganjëherë ka ndodhë që më janë duhur, por jam gjindur… Kredi kam marrë, por borxhe jo, s’më ka ndodhë, deri tash jo, tash e pas të shohim… Njëjtë (është pasuria ime), bile tash jam më shumë pa para sesa më herë Mund të jenë 1800 euro afërsisht (kursime në bankë)”, tha ai.
Ai flet hapur për muzikën që e pëlqen, barcoletat, garderobën dhe parfumet që përdorë, njohuritë e tij në përgatitjen e gjellëve, e shumë gjëra tjera për të cilat flet për herë të parë publikisht.
Peci: Rrobat i kam deri diku firmato
“Voziti ‘Opel Vectra 2003’ të cilin e kam ndërmend ta ruaj, do ta ndërroj sa të bëjë para…Kam dëshirë më shumë të veshi trenerka, por tash po duhet të jem kështu më ndryshe… Rrobat i kam deri diku firmato, të them të vërtetën nuk e di saktë cfarë janë, nuk i kam shiku… Zakonisht parfumet i ndërroj, në fakt firmat e tyre nuk i përcjelli, por më pëlqen aroma e tyre të jetë sa më e rëndë… Zvecani është qyteti im i preferuar… Ëmbëlsirë nuk di, ndërsa di të përgatis fasule, patate… Alkool jo, mund të ndodhë ndoshta një herë në dy javë me shoqëri, duhan po përdori West…Vitin e Ri do ta pres në familje…Qytetarëve ju uroj një vit me suksese, sidomos cështja e veriut të përmbyllet më 2024, sepse qytetarët e veriut jetojnë gjithmonë me brengën se cka do të ndodhë me këtë pjesë’, ka thënë kryetari Peci.