Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë me dije se ka ndarë 20,000 euro për familjen Brahimi, të cilët mbetën të lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Kçiq.
“Me qëllimin që t'i dalim në ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të mearrë vendim për ndarjen e 20,000 eurove”, ka shkruar Hamza.
Njëra nga 14 të lënduarit e shpërthimit në Kçiq, sipas familjarëve pritet që gjatë ditës të dërgohet në Suedi, pasi që ajo ka nënshtetësi suedeze.
Të tjerët po trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Tre nga ta janë në gjendje më të rënduar, në mjekim intenziv.