Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se mbi 20 mijë fatura janë shpërndarë në veri të vendit për konsumin e energjisë gjatë muajit janar.
Bislimi tha se nga një institucion që për vite me radhë ka pasur devijime negative, KOSTT-i është duke u kritikuar që po bën devijime pozitive.
“Por, kemi ende problemin e papërmbushur të lëshimit të linjave të interkoneksionit, e po ashtu të papërmbushur e kemi çështjen e borxheve të akumuluara të KOSTT-it”.
“Mendoj që këtu na duhet pak një qëndrim më parimor edhe i ndërmjetësuesit, që këto të zgjidhen sa më shpejt”, ka thënë Bislim.