Drejtori i “Telekom Serbia” padit Lulzim Hetemin

Mitrovica

Drejtori i “Telekom Serbia” padit Lulzim Hetemin

Nga: F.B. Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 10:23
Lulzim Hetemi

Drejtori i “Telekom Serbia” Vladimir Luçiç ka deklaruar se ka paditur kryetarin e komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dëmtim të pronës private dhe ndërprerje të sinjalit telefonik mobil me qëllim, ndërsa lidhur me këtë ka njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, shkruan “RTS” transmeton “Bota sot”.

Si shkak i kësaj sipas tij rreth 5 mijë qytetarë serbë në veri kanë mbetur pa sinjal mobil, pas ndërprerjes së sinjalit për repetitor të MTS, punonjësit e kësaj kompanie janë përpjek të evitojnë defektin në stacionin bazë në kulm të ndërtesës komunale, por kryetari i ka penguar ata, tha Luçiç.

Ai shtoi se defekti ishte shkaktuar nga pakujdesia e punëve që po kryhen në kulmin e ndërtesës komunale "Ka pasur ndërprerje të qëllimshme të sinjalit tonë, ashtu që operatori Vala të shtrihet edhe në atë pjesë pasi i kanë dhënë leje për mbulimin e veriut, ai jo vetëm që lejoi repetitor për Vala po ndërpreu MTS” tha Luçiç.

Luçiç tha se defekti do të sanohet sot me rrugë tjetër alternative, ashtu që banorët do kenë qasje edhe sinjal, por ky incident nuk duhet mbetet i harruar.

"Ne kemi paraqitur padi ndaj kryetarit Hetemi, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, dëmtim të pronës private dhe ndërprerje të qëllimshme të sinjalit mobil kryesisht për serbët, ndërsa ne na ndërpritet sinjal dhe na janë marr pajisjet vetëm se jemi kompani serbe” tha ai për RTS.

Lidhur me këtë ai theksoi se i ka njoftuar ambasadat dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Shpresoj se ata do bëjnë presion në administratën në Prishtinë, që sjellja e dhunshme e personit të vendosur si kryetar të ndërrojë dhe ai të sanksionohet edhe ndalohet” tha  ai.

Sipas Luçiç probleme ka pasur vetëm me sinjalin mobil, ndërkohë që telefonia fikse, interneti dhe rrjeti kabllobik për Tv kanë punuar normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat