Nicole Miller, përfaqësuese e zyrës për media të EULEX-it në Kosovë, ka vizituar të hënën Qendrën Mësimore në Lagjen e romëve në Mitrovicë, për t’u njohur nga afër me punën dhe aktivitetet e fëmijëve në këtë Qendër.
Ndërkaq, Bekim Syla, drejtor i organizatës RADC e cila menaxhon Qendrën Mësimore në Lagjen e romëve në Mitrovicë, duke bërë të ditur se mbështetja e misionit të EULEX-it nuk ka munguar asnjëherë, tha se në këtë Qendër janë rreth 140 fëmijë të moshave të ndryshme të cilët marin ndihmë përmes aktiviteteve të ndryshme.
Syla: Këtu i kemi rreth 140 fëmijë prej moshës parashkollore deri te mosha e shkollës së mesme të ulët
“Këtu i kemi rreth 140 fëmijë prej moshës parashkollore deri te mosha e shkollës së mesme të ulët. Aktivitetet që ne i mbajmë janë ndihma në detyrat e shtëpisë, aktivitete të artit, muzikës dhe çkado që fëmijët kanë nevojë për edukim. BE-ja deri tani na ka ndihmuar mirë”, theksoi Syla.