Diskutohet për mbarëvajtjen e punës në Prokurorinë e Mitrovicës pas ofrimit të dorëheqjeve të prokurorëve të nacionalitetit serb

Mitrovica

Diskutohet për mbarëvajtjen e punës në Prokurorinë e Mitrovicës pas ofrimit të dorëheqjeve të prokurorëve të nacionalitetit serb

Më: 30 prill 2024 Në ora: 15:11
Foto nga takimi

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim pune shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Në njoftim thuhet se gjatë këtij takimi janë zhvilluar diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me  forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Konkretisht në këtë takim u diskutua edhe për mbështetjen e EULEX-it në ruajtën e pavarësisë institucionale, si dhe ecurinë dhe sfidat në zbatimin e deklaratës së përbashkët të zotimit lidhur me reformën në drejtësi”.

“Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për menaxhimin e situatës dhe mbarëvajtjes së punës në Prokurorinë Themelore në Mitrovicës pas ofrimit të dorëheqjeve të prokurorëve të nacionalitetit serb. Bashkëbiseduesit patën diskutime edhe për luftimin e veprave penale që ndërlidhën me pastrimin  e parave, nevojën për rritjen e numrit dhe mbështetjes për mbrojtësit e viktimave të krimit, si dhe çështje të tjera profesionale me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat