Një punëtore ka vdekur në vendin e saj të punës në një furrë buke në Mitrovicë të Veriut.
Kështu ka bërë të ditur, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Gjatë ditës kemi marrë informacione se një punëtore ka rënë në vendin e saj të punës pa ndjenja në tokë.
Policia dhe ekipa mjekësore kanë dalur në vend ngjarje, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, ka deklaruar Elshani.