Pse femrat kanë ftohtë dhe burrat kanë vapë

Mjekësi alternative

Pse femrat kanë ftohtë dhe burrat kanë vapë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Gruaja ka gjithmonë të ftohtë ndërsa burri ka vapë. Nuk është thjesht një nga gjerat e ndryshme që karakterizojnë burrat dhe gratë apo diçka që lidhet me debatin e gjatë që diferencon dy sekset, por flitet për diçka shkencore.

Gratë e humbin nxehtësinë më lehtë nëpërmjet hormoneve dhe nivelit të ulët metabolik apo edhe për shkak të masës më të vogël trupore. Kanë një masë muskulore më të vogël që gjeneron ngrohtësi ndërsa kanë më shumë të ftohtë gjatë menstruacioneve.

Shpjegimi vjen nga një portal mjekësor ku shpjegohen ato që ndodhin në trupin e njeriut. Motivi kryesor sipas tij ka të bëjë me riprodhueshmërinë.

Femrat e mbajnë nxehtësinë në brendësi, por kur temperatura e jashtme zbret sistemi qarkullues është më i ngadaltë në pjesën e jashtme. Për të shkak femrat kanë më shumë vuajtje nga presioni i ulët, u bie të fikët më shpesh dhe kanë më shumë shqetësime kardiovaskulare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat