Konsumimi i çajit dhe shëndeti i zemrës

Mjekësi alternative

Konsumimi i çajit dhe shëndeti i zemrës

Më: 17 maj 2021 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Pirja e çajit çdo ditë është një zakon që i bën shumë mirë zemrës. Këtë e thotë një studim, në të cilin morën pjesë mbi 6.500 të rritur të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga asnjë sëmundje e zemrës.

Rreth 13 për qind e tyre pranuan se pinin minimalisht një filxhan me çaj në ditë, ndërsa 51 për qind e tyre pinin një ose më shumë filxhanë kafeje në ditë.

Në harkun kohor të 11 viteve, njerëzit që pinin çaj çdo ditë u përballën me një bllokim shumë të ngadaltë të enëve të gjakut.

Ata ishin 29 për qind më pak të rrezikuar nga ataku në zemër, iskemia apo vdekja e parakohshme. Njerëzit që pinin kafe çdo ditë nuk kishin asnjë prej këtyre përfitimeve.

Ndonëse pirja e çajit nuk është faktori i vetëm që ndikon në shëndetin e zemrës, ai është një kontribuues i fortë për mirëqenien e këtij organi.

Çajet më të mira për zemrën

Kur vjen puna te përfitimet për zemrën, lloji i çajit që zgjidhni ka shumë rëndësi, sidomos për mënyrën se si mund të ndërveprojë me ilaçet. Kardiologët amerikanë thonë se çaji i zi, i bardhë dhe jeshil janë çajet më të mirë për zemrën.

Çaji i zi

Çaji i zi përmban shumë flavonoidë të mirë për zemrën. Njerëzit që pijnë çaj të zit re herë në ditë kanë nivele më të ulëta të triglicerideve dhe kolesterolit. Por çaji i zi përmban kafeinë e cila i bën keq zemrës, veçanërisht nëse vuani nga tensioni i lartë apo rrahjet e çrregullta.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër është zgjedhja më e mirë për zemrën. Gjethet e tij nuk janë të oksiduara dhe ulin ndjeshëm kolesterolin e keq. Pirja e këtij çaji ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut në zemër.

Çaji i bardhë

Çaji i bardhë është më i pastri nga të gjithë çajet. Flavonoidët që gjenden tek ky çaj hollojnë gjakun, ulin tensionin, kolesterolin dhe përmirësojnë të gjithë qarkullimin e gjakut. Megjithatë, nëse merrni ilaçe për hollimin e gjakut, ky çaj nuk është i duhuri për ju. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat