Aspirina shëron edhe thembra të çara: Veproni kështu dhe rezultatet do t’ju ngazëllejnë

Mjekësi alternative

Aspirina shëron edhe thembra të çara: Veproni kështu dhe rezultatet do t’ju ngazëllejnë

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Lëkura e trashë dhe e çarë e thembrave është veçanërisht e dukshme gjatë verës, kur mbathim këpucë të hapura

Në vend që të shkoni për pedikyr, provoni këtë truk me aspirinë në shtëpi, në mënyrë që këmbët tuaja të duken bukur në këpucët e verës.

Përveç aspirinës, do t’ju duhet edhe lëng limoni.

Së pari, zhytini këmbët në ujë të ngrohtë dhe pas 20 minutash, thajini mirë me peshqir.

Më pas thërrmoni disa tableta aspirine derisa ato të bëhen pluhur, pastaj përzieni ato me pak ujë të vakët dhe lëng të shtrydhur limoni të freskët.

Fërkojini këmbët me këtë përzierje, pastaj vendosini në qese (mundësisht ato të ngrirjes) dhe vendosni çorape sipër saj.

Pastaj prisni për 15 minuta, pastaj hiqni qeset nga këmbët dhe lyeni bukur me krem ushqyes.

Përsëriteni këtë procedurë për pesë deri në shtatë ditët e ardhshme dhe do të vini re se lëkura e vjetër e trashur nga thembra juaj zhduket dhe këmbët tuaja bëhen të buta dhe të lëmuara.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat