Shkollat po përgatiten të rihapen, pesë mënyra për t’i mbrojtur fëmijët nga virusi

Mjekësi alternative

Shkollat po përgatiten të rihapen, pesë mënyra për t’i mbrojtur fëmijët nga virusi

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Mësuesve dhe familjeve u është kërkuar të marrin masa paraprake për të parandaluar shpërthimin e virusit të dimrit i cili njihet si ‘norovirus’, derisa shkollat në Angli po përgatiten të rihapin gjatë javës së ardhshme.

Kufizimet e koronavirusit janë lehtësuar në Angli, por zyrtarët shëndetësorë janë paralajmëruar për një rritje të shpërthimeve të koronavirusit, veçanërisht në çerdhe dhe shkolla.

Një raport nga Public Health England (PHE) paralajmëron se në muajt e ardhshëm mund të shihet një rritje e madhe e rasteve me këtë virus.

PHE u ka kërkuar prindërve që të ndjekin pesë hapa të thjeshtë për të zvogëluar rrezikun.

Pesë këshillat kryesore të PHE për të mposhtur “norovirusin”:

Nëse keni simptoma atëherë qëndroni në shtëpi deri në 48 orë pas ndalimit të simptomave.

Larja e shpeshtë e duarve me sapun – xhelat e alkoolit nuk vrasin këtë virus

Pastrim i shtuar pasi një person ka qenë i sëmurë.

Njerëzit e prekur duhet të shmangin gatimin dhe përgatitjen e vakteve për 48 orë pasi simptomat të jenë ndalur.

Lani çdo veshje ose shtrat duke përdorur detergjent dhe në 60 gradë Celcius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat