Ujë me ananas, një mrekulli për shëndetin

Mjekësi alternative

Ujë me ananas, një mrekulli për shëndetin

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Trupi i njeriut përbëhet nga 60% ujë, prandaj në mënyrë që të mbështesni të gjitha proceset që ndodhin në trup, ju duhet të konsumoni shumë ujë gjatë ditës. Për ta bërë më të lehtë konsumin e ujit, ju mund të luani me shijen e tij.

Duke përftuar kështu një pije të shijshme dhe natyrale, që do ta mbajë trupin të hidratuar dhe do të përmirësojë shëndetin në shumë mënyra. Në këtë artikull ju njohim me ujin me ananas, një nga pijet më të fuqishme që përshpejton humbjen e peshës, lufton inflamacionin në trup dhe lehtëson dhimbjen e kyçeve.

Përfitimet shëndetsore të ananasit dhe ujit me ananas
Vetë fruti i ananasit ka efekte të fuqishme anti-inflamatore për shkak të pranisë së enzimave që shpejtonjnë procesin e shërimit dhe lehtësojnë dhimbjen. Këto enzima kanë gjithashtu veti të fuqishme antiparazitare, kështu që konsumi i rregullt i ananasit shkatërron dhe largon parazitët nga mëlçia dhe zorrët. Prania e lartë e bromelinës dhe jodit, do të parandalojë çrregullime të ndryshme autoimune dhe do të lehtësojë çrregullimet e tiroides. Ananasi është i bollshëm me fibra, kështu që konsumimi i tij krijon një ndjesi ngopjeje. Ndërsa tiamina që ai përmban, përshpejton metabolizmin, dhe shndërron karbohidratet në energji.

Për më tepër, ananasi është i pasur me kalium, i cili forcon trupin dhe ruan një ekuilibër të shëndetshëm të elektroliteve. Nga ana tjetër, uji me ananas është tepër i dobishëm në luftën kundër inflamacionit të zorrës së trashë dhe lehtëson gjithashtu simptomat e astmës. Nëse shtoni edhe disa fara kopër në pije, ju do të shtoni më tepër aromë dhe do të qetësoni sistemin e tretjes.

Mënyra e përgatitjes:
Përbërësit:

-½ filxhan me copa ananasi
-1 lugë me farat e koprës
-8 gota ujë të nxehtë

Përgatitja:
Shtoni copat e ananasit në një enë të mbushur me ujë të nxehtë. Pijen lëreni të ftohet në temperaturë dhome dhe më pas shtoni farat e koprës. Lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës dhe në mëngjes kullojeni. Konsumojeni këtë pije çdo ditë, për të korrur të gjitha përfitimet shëndetësore të ofruara nga ky frut i shijshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat