Pse kur jeni nervozë apo në siklet, ndjeni një nevojë urgjente për të shkuar në tualet?

Mjekësi alternative

Pse kur jeni nervozë apo në siklet, ndjeni një nevojë urgjente për të shkuar në tualet?

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

A nuk e urreni kur ndiheni nervozë dhe të shqetësuar dhe papritmas, ju duhet edhe të shkoni në tualet?

Në një video në YouTube, gastroenterologu dr. Sameer Islam, shpjegon arsyet pse ndodh kjo dhe çfarë do të thotë për shëndetin tuaj.

Dr. Islam, i cili pranon se ka kaluar dhe vetë të njëjtin “problem”, zbulon se gjendja është një pjesë shumë e zakonshme e sistemeve tona nervore parasimpatike dhe simpatike që lidh trurin me zorrën.

Falë nervave në traktin tonë tretës që kontraktohen me shpejtësi kur jeni nervozë, ka më shumë të ngjarë të keni dëshirë/nevojë për të nxjerrë jashtëqitje.

“Është një përgjigje normale ndaj një reagimi nervor”, thotë ai. “Pavarësisht nëse është ankthi, ose po bëheni gati të flisni para një grupi të madh, është një problem shumë i zakonshëm që shfaqet”.

Ky kur problem shkaktohet nga ankthi dhe fillon t’ju pengojë, Dr. Islam thotë se fillimisht duhet trajtuar ankthi, për të ndihmuar kështu edhe me problemet e zorrëve.

Këshillat e Dr. Islam për të mposhtur këtë reagim nervor?

Shkoni në tualet kur ju duhet, provoni një ilaç kundër diarresë si Imodium për të qetësuar zorrët dhe së fundmi, përpiquni të relaksoheni sa më shumë që mundeni, edhe pse kjo e fundit është më e lehtë për t’u thënë se për t’u bërë.

Ai sugjeron të punoni me frymëmarrjet, të bëni ecje, të dilni jashtë mjedisit që ju streson etj. Në fund të ditës, nuk ka asgjë për t’u stresuar, është thjesht pjesë e jetës.

Për çdo gjë, konsultohuni edhe me mjekun tuaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat