Trajtimi me antitrupa të këtij medikamenti efektiv në reduktimin e shtrimeve në spital nga COVID-19

Mjekësi alternative

Trajtimi me antitrupa të këtij medikamenti efektiv në reduktimin e shtrimeve në spital nga COVID-19

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Një grup mjekësh kanë kryer një studim mbi efektet e medikamentit Monoklonalë-Sotrovimab duke zbuluar se pas trajtimit me të, ka shumë më pak shanse për të përfunduar në spital krahasuar me medikamentet e tjera. Monoklonalë-Sotrovimab është një anti-trup që vepron kundër koronavirusit si edhe viruseve të tjera të ngjashme dhe trajtimi administrohet me infuzion intravenoz mbi baza ambulatore.

Në studimin që u publikua në The New England Journal of Medicine, e që është ende në fazën e tretë, nga 583 pjesëmarrësit, tre që morën Monoklonalë-Sotrovimab dhe 21 në grupin e placebo përjetuan përparim të sëmundjes që çoi në shtrim në spital ose vdekje. Midis pjesëmarrësve që u shtruan në spital, pesë ishin në njësitë e kujdesit intensiv dhe një vdiq, të gjithë në grupin e placebo.

“Vaksinat efektive janë themeli për parandalimin dhe frenimin e epidemisë, por trajtimet e COVID-19 janë ende të nevojshme për njerëzit me imunitet të dobët ose për njerëzit që nuk kanë ende akses në vaksinat e COVID-19.” tha Dr. Adrienne Shapiro, një mjeke-studiuese në Fred. Hutch dhe UW Medicine, dhe autore e studimit, shkruan newswise.

Në studimet laboratorike, Monoklonalë-Sotrovimab ishte efektiv kundër Delta dhe të gjitha varianteve të tjera shqetësuese. Bazuar në shkencën se si u identifikua ky trajtim me antitrupa, autorët e studimit supozuan se Monoklonalë-Sotrovimab mund të mbetet efektiv edhe nëse virusi vazhdon të evoluojë dhe të krijojë variante të reja shqetësuese.

Për t’u kualifikuar për regjistrim në studim, pjesëmarrësve iu kërkua të kishin një test pozitiv për COVID-19, të ishin brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave të koronavirusit dhe të kishin të paktën një faktor rreziku për rëndim të gjendjes pas infektimit. Faktorët e rrezikut që u përcaktuan ishin mosha 55 vjeç ose më i vjetër, ose të kesh të paktën një nga këto probleme shëndetësore: diabeti për të cilin ishte i garantuar mjekimi, mbipesha, sëmundje kronike e veshkave, dështimi kongjestiv i zemrës, sëmundje pulmonare obstruktive kronike ose astma e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat