Mënyra e duhur për të marrë siç duhet vitaminën D: Këto katër gjëra janë më të rëndësishmet që trupi ta absorbojë atë!

Mjekësi alternative

Mënyra e duhur për të marrë siç duhet vitaminën D: Këto katër gjëra janë më të rëndësishmet që trupi ta absorbojë atë!

Më: 21 janar 2022 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Këto katër gjëra janë kyç, nëse nuk i bëni nuk do ta ndieni efektin në imunitet dhe kocka!

Në mënyrë që trupi të përfitojë sa më shumë nga kjo vitaminë, patjetër duhet të krijohen kushte optimale në sistemin tretës, veçanërisht në zorrën e hollë.

Ja si të merrni vitaminë D!

1. Hani ushqime të pasura me fibra

Shumica e njerëzve nuk e dinë se sa e rëndësishme është kjo! Fibrat prebiotike janë ushqimi i preferuar i mikrobiomës sonë dhe marrja e tyre garanton që do të funksionojë ashtu siç duhet. Frutat, perimet, bishtajoret dhe farat janë të gjitha ushqime me fibra të larta që duhet t’i hani çdo ditë.

2. Pini vitamina me yndyrë cilësore

Vitamina D është e tretshme në yndyrë, prandaj suplementi shpesh do të jetë në formën e një kapsule që përmban një lloj vaji. Është e rëndësishme që yndyra të jetë e cilësisë së mirë, madje edhe nëse merrni vitaminë D në formën e një pilule “të thatë”, merrni me vete pak vaj ulliri. Trupi do të absorbojë 32 për qind më shumë!

3. Merrni probiotik

Në këtë mënyrë, ju do t’i siguroni trupit gjithçka që i nevojitet që mikrobioma të funksionojë në mënyrë optimale. Në trup ka nga 300 deri në 500 lloje mikroorganizmash, secili prej tyre ka “kërkesat” e veta, por të gjithë i duan probiotikët.

4. Merrni magnez

Ky mineral është thelbësor për përdorimin e vitaminës D në trup. Nëse nuk keni mjaftueshëm magnez, po shpenzoni para për një suplement të vitaminës D!

Magnezi është i nevojshëm për qarkullimin e vitaminës dhe lidhjen e saj me indet. Lexoni se si ta merrni më mirë magnezin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat