Lemza nuk është aq e padëmshme, ndonjëherë mund të tregojë shfaqjen e sëmundjeve të rrezikshme

Mjekësi alternative

Lemza nuk është aq e padëmshme, ndonjëherë mund të tregojë shfaqjen e sëmundjeve të rrezikshme

Më: 6 mars 2022 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Të gjithë kanë truke për të ndaluar lemzën, por nuk e dinë pse ndodh!

Lemza nuk është aq e padëmshme dhe ndonjëherë mund të tregojë shfaqjen e sëmundjeve të rrezikshme.

Lemza fillon në diafragmë, e cila ndodhet midis mushkërive dhe stomakut.

Kur merrni frymë, ajo tërhiqet poshtë në mënyrë që ajri të hyjë në mushkëri dhe relaksohet kur e nxirrni frymën ajri do të dalë nga mushkëritë dhe do të kalojë nëpërmjet hundës ose gojës.

Diafragma është një muskul në formë parashute që ndan gjoksin nga barku.

Kur ky muskul tkurret, ju bën të thithni ajër nëpërmjet fytit, i cili reflektohet në kordat vokale. Pastaj ndodh mbyllja e tij dhe tingulli karakteristik shfaqet gjatë lemzës.

Arsyet e lemzës mund të jenë fizike dhe emocionale, kurse më të zakonshmet janë:

▪ kur hani shumë shpejt ose hani shumë ushqim,
▪ kur jeni nervoz ose i emocionuar
▪ kur konsumoni pije të gazuara ose shumë alkool
▪ kur jeni në situata stresuese
▪ kur gëlltitni ajrin duke thithur karamele ose çamçakëz

Lemza mund të zgjasë me vite dhe ka zbuluar se kur është koha për të biseduar me mjekun.

Zakonisht lemza nuk zgjat shumë, por ka raste që zgjat me ditë e madje edhe shumë më gjatë. Rekordi i Guinness-it në gjatësinë e lemzës është Charles Osborn, i cili prej 68 vitesh ngacmohet nga lemza pa pushim. Kjo nuk e ka penguar të bëjë një jetë normale, ka fëmijë dhe nipër dhe është 97 vjeç.

Lemza e zgjatur zakonisht shkaktohet nga dëmtimi ose përkeqësimi i nervave të lidhur me diafragmën. Gjithçka, nga qimet që prekin daullen e veshit e deri te dhimbja e fytit, mund të ndikojë në këto nerva dhe në raste më të rënda, një tumor, struma ose kist në qafë mund t’i dëmtojë ato.

Lemza e vazhdueshme mund të jetë gjithashtu për shkak të çrregullimeve të sistemit nervor qendror si encefaliti ose meningjiti, ose çrregullime metabolike si diabeti ose dështimi i veshkave. Medikamente të tilla si steroidet ose disa qetësues gjithashtu mund të shkaktojnë lemzë afatgjatë.

Edhe disa procedura mjekësore, veçanërisht ato që kërkojnë anestezi, mund të shkaktojnë lemzë. Nëse lemza zgjat më shumë se dy ditë, ose është aq e rëndë sa të pengojë të ngrënit, frymëmarrjen, gjumin ose ankthin, duhet të bëni një takim me mjekun tuaj.

Gjithashtu, tregojini mjekut tuaj nëse keni dhimbje stomaku, temperaturë, gulçim, të vjella ose kollitje me gjak gjatë lemzës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat