Gjendet lehtësisht në Shqipëri, kjo barishte ka veti të pabesueshme shëruese

Mjekësi alternative

Gjendet lehtësisht në Shqipëri, kjo barishte ka veti të pabesueshme shëruese

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 15:35
Laboti

Laboti është një barishte e cila në Shqipëri zakonisht gjen përdorim në recetat e byrekut, sallatave apo supave.

Ai në vendin tonë kultivohet në dy format e tij karakteristike; i egër dhe i butë.

Laboti me gjethe të gjelbër gjendet në florën e egër, kurse ai me gjethe ngjyrë të gjelbër të çelët e deri në të verdhë duhet të kultivohet.

Pikërisht laboti i butë ose siç njihet ndryshe laboti i bardhë, është shpallur nga specialist të fushës si një specie e rrallë.

Laboti në Shqipëri gjendet në dy forma:

Laboti i gjelbër ose siç njihet Atriplex hortense ssp.viridis Alef, formon kërcell të fortë e të qëndrueshëm.

Ai karakterizohet nga gjethe të gjata e të ngushta, me ngjyrë të gjelbër e deri gjelbër të errët.

Tek kjo formë bimore gjethet vilen duar-duar kur ato kanë arritur madhësinë dhe pjekurinë karakteristike.

Laboti i verdhë ose i bardhë njihet me emrin Atriplex hortense ssp.lutens Alef. Ai formon kërcell të brishtë e gjethe të gjera, me ngjyrë të gjelbër të çelët e deri në të verdhë, tepër të shijshme në ngrënie.

Vjelja e kësaj forme bëhet me shkulje të bimës, kur ajo ka lartësi 20-30 cm dhe masë gjethore të plotë e të butë.

Kjo është forma më e përshtatshme për kultivim në fushë të hapur.

Kultivimi i Labotit

Mbillet në ngastra tarracore të sheshta, me ekspozicion nga dielli, toka të thella e të pasura me lëndë organike, dhe me mundësi ujitjeje.

Mbjellja e labotit të gjelbër bëhet në fund të muajit Prill, vjelja fillon fund të Qershorit dhe vazhdon deri në Tetor.

Laboti i verdhë mbillet duar-duar, gjatë periudhës Mars-Tetor. Prodhimi vjen për t’u vjelë 50-65 ditë pas mbirjes farës.

Kryhen ujitje, plehërime dhe prashitje e bimëve në mes rreshta.

Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta.

Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.

Preferohet për konsum të freskët në familje dhe për tregun lokal.

Laboti gjelbër nuk ka rrezik zhdukjeje, sepse gjendet edhe në florën spontane; kurse i verdhi rrezikohet pasi është i kultivuar dhe vilet me shkulje të bimës.

1. Pastron gjakun.

Gjethet e labotit të egër kanë veti pastruese për organizmin. Lëngu i përftuar prej tyre është i rëndësishëm për pastrimin e gjakut. Mjaftojnë katër deri në pesë gjethe të labotit të egër për të shfrytëzuar lëngun dhe pastruar gjakun.

2. Është i pasur me minerale të rëndësishme.

Laboti i egër përmban shumë minerale të rëndësishme siç janë: kalciumi, hekuri, kaliumi, fosfori, magnezi dhe zinku.

3. Përmirëson oreksin.

Dëshira për ushqim dhe nevoja për të ngrënë bazohen tek një proces i natyrshëm dhe i nevojshëm siç është ruajtja e ekuilibrit të energjisë. Nëse vuani nga problemet me oreksin atëherë shtoni labotin e egër në ushqimin tuaj të përditshëm. Gjethet e labotit të egër mund të përdoren në sallata me domate, kripë dhe lëng limoni.

4. Përmirëson nivelet e hemoglobinës.

Nivelet e hemoglobinës në gjak përmirësohen duke rritur dozën e ushqimeve të pasura me hekur. Përfshirja e hekurit në dietën tuaj është një mënyrë shumë e lehtë për të rritur prodhimin e hemoglobinës. Laboti i kuq përmban sasi të mira hekuri që e bëjnë atë ideale për të rritur hemoglobinën.

5. I pasur me aminoacide.

Aminoacidet dhe proteinat konsiderohen si shtyllat e jetës. Organizmi ynë ka nevojë për këta dy elementë që të realizojë shpërbërjen e ushqimit, rritjen dhe zhvillimin, ripërtëritjen e indeve dhe funksioneve të tjera të trupit. Gjethet e labotit kanë një sasi domethënëse aminoacidesh, përkatësisht: tryptophan, phenylalanine, methonine, theonine, threonine, leucine, isoleucine dhe valine.

Përdorimet në mjekësinë popullore:

1. Lëngu i gjetheve të labotit përdoret në mjekësinë popullore kundër paraziteve intestinalë. Nëse fëmijët tuaj vuajnë nga ky problem, atëherë duhet të konsumojnë labot të egër rregullisht për disa ditë.

Si ta konsumoni: Merrni 10-15 ml lëng të gjetheve të labotit. Shtoni kripë deti dhe pijeni tre herë në ditë pas çdo vakti.

2. Ruan shëndetin e sistemit tretës. Gjethet e labotit të egër janë ideale për mëlçinë, tëmthin dhe shpretkën. Nëse dëshironi të ruani shëndetin e sistemit tretës, atëherë duhet të konsumoni 10 ml të lëngut të gjetheve të labotit të egër.

3. Kundër gurëve në veshka. Laboti i egër ndihmon dhe funksionon kundër gurëve në veshka. Merrni gjethet, shtypini dhe grijini deri sa të nxjerrin lëng dhe merrni 10-15 mg në ditë me ose pa ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat