Disa prej telefonëve më të mirë të 2021 nuk do të kenë procesorin më të fuqishëm

Mobile

Disa prej telefonëve më të mirë të 2021 nuk do të kenë procesorin më të fuqishëm

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:29
Qualcomm

Qualcomm thotë se arsyeja e krijimit të këtij çipi është përgjigje ndaj kërkesës së tregut dhe prodhuesve.

Qualcomm prezantoi ditën e sotme një procesor të ri mobil: Snapdragon 870 që do të pasojë modelet e vitit të kaluar Snapdragon 865 dhe 865 Plus.

Snapdragon 870 nuk është një dizajn i ri, sepse ky titull shkon për Snapdragon 888 që do të jetë edhe flagshipi i vitit duke ofruar rritje të konsiderueshme performance dhe funksionaliteti.

Virtualisht 870 është identik me 865 dhe 865 Plus me të njëjtin dizajn bërthamash Kryo 585 dhe grafika Adreno 650. Megjithatë Snapdragon 870 ka frekuencë prej 3.2Ghz, 10% më i shpejtë sesa modeli origjinal 865 prej 2.84Ghz dhe 3% më i shpejtë sesa 865 Plus me frekuencë 3.1Ghz.

Qualcomm thotë se arsyeja e krijimit të këtij çipi është përgjigje ndaj kërkesës së tregut dhe prodhuesve. 870 është dizajnuar për kompanitë të cilët duan të ofrojnë një procesor të rangut të lartë por nuk kërkojnë më të mirën që ofron Snapdragon 888. Telefonët me Snapdragon 870 do të kushtojnë nën 800 dollarë.

Telefonët e parë me këtë procesorë do të vinë në tre mujorin e parë të 2021 nga Motorola, OnePlus, Oppo dhe Xiaomi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat