LG pranë largimit nga biznesi i smartfonëve

Mobile

LG pranë largimit nga biznesi i smartfonëve

Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:27
LG

LG po konsideron largimin nga tregu i smartfonëve në 2021. Pas humbi afro 4.5 miliardë dollarë në 5 vitet e fundit, biznesi i smartfonëve të LG nuk ka arritur as të konkurrojë rivalët.

Tani CEO i LG Kwon Bong-seok ka njoftuar punonjësit për ndryshime të mëdha në biznesin e smartfonëve. The Korea Herald raportoi se CEO kishte dërguar një memo të brendshme ditën e Mërkure duke lënë të kuptohet ndryshime drastrike në biznesin e smartfonëve.

Kompania është duke konsideruar shitjen, tërheqjen e deri tek tkurrja e biznesit të smartfonëve. Lajmi vjen pas një raportimi tjetër në fillim të muajit Janar kur media Koreane TheElec paralajmëronte largimin e LG nga ky biznes.

Ishte reagimi i menjëhershëm i LG që e quajti informacionin të pabazë duke shuar zërat. Vitet e fundit LG ka provuar me modele të ndryshme smartfonësh si G7, V40, G8 dhe V50 për të konkurruar me Samsung dhe Huawei po që nuk ka mjaftuar.

Samsung, Huawei, Xiaomi, Vivo dhe Apple dominojnë shitjet e smartfonëve në mbarë botën sipas IDC. Në përpjekje për tu diferencuar nga konkurrenca, LG ka përqendruar forcat në smartfonin në formën e një rollbaneri për të cilin LG ka premtuar ta lançojë në 2021. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat