Apple rekomandon përditësimin e sistemit operativ për shkaqe sigurie

Mobile

Apple rekomandon përditësimin e sistemit operativ për shkaqe sigurie

Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:26
Apple

Apple ka lëshuar së fundmi sistemin e ri operativ, iOS14.4 dhe përditësimi i ri rregullon disa “probleme të sigurisë”.

Gjiganti teknologjik ka gjetur probleme të sigurisë në sistemet e veta dhe ka dëshmi se dikush mund të ndërhyjë.

Raportohet se bëhet fjalë për tri telashe që mund të prekin iPhonen.

Përditësimi s’jep shumë detaje, vetëm se kompania me lansimin e versionit të ri ka thënë se është në dijeni të raportimeve se ka pasur telashe me sigurinë duke rekomanduar përditësimin e pajisjeve sa më shpejt që të jetë e mundshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat