Smartfoni koncept i Xiaomi ka ekran që mbulon të gjitha skajet

Mobile

Smartfoni koncept i Xiaomi ka ekran që mbulon të gjitha skajet

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 16:31
Xiaomi

Xiaomi prezantoi konceptin më të një smartfon me ekran ujëvarë që shtrihet në katër anët e telefonit. Me pak fjalë ekranit jo vetëm që ka kurba 88 gradë në anën e djathtë dhe të majtë por edhe në krye dhe fund duke mos lënë fare hapësirë për porta dhe butona.

Xiaomi thotë se kjo është bërë me qëllim që të zgjerohet ekrani dhe mundësohet një smartfon me dizajn të unifikuar. Pyetja e parë që të vjen në mendje është sesi do të funksionojë ekrani në anët e tij?

Njerëzit të cilët janë ankuar për ekranet me kurba si në telefonët e ngjashëm me Galaxy S21 Ultra, kjo duket si makthi i tyre.

Kompania konfirmoi për The Verge se smartfoni ekziston ke përmban 46 patenta inovative.

Telefoni koncept vjen një javë pasi Xiaomi prezantoi teknologjinë e karikimit wireless “Mi Air Charge.” Në 2019-ën kompania pati zbuluar telefonin tjetër koncept Mi Mix Alpha me ekran që sillej rreth smartfonit por që kurrë nuk doli në shitje.

Ky koncept i fundit gjithashtu mund të mos jetë kurrë komercialisht i disponueshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat