iPhone i ri mund të ketë 1TB memorie të brendshme

Mobile

iPhone i ri mund të ketë 1TB memorie të brendshme

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 22:56

Si çdo vit, Apple do të prezantojë një model të ri të telefonit në vjeshtë – iPhone 13 mbase.

Sigurisht, njoftimet dhe informacionet e brendshme tashmë kanë filluar të qarkullojnë në internet.

Pra, pak me ndrojtje, thuhet se iPhone 13 Pro mund të ketë një memorie të brendshme deri në 1TB (1 terabajt).

Nëse kjo bëhet e vërtetë, modeli i ri do të ketë dy herë më shumë memorie sesa vitin e kaluar.

iPhone i parë që kishte 512 GB memorie të brendshme ishte XS, dhe sipas GSM Arena, modeli bazë i këtij viti (iPhone 13) duhet të ketë të paktën 128 GB hapësirë ​​ruajtëse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat