Mungesa e prodhimit të mikroçipave: Samsung paralajmëron për “çrregullim serioz”

Mobile

Mungesa e prodhimit të mikroçipave: Samsung paralajmëron për “çrregullim serioz”

Më: 18 mars 2021 Në ora: 16:30
Samsung

Prodhuesi më i madh në botë i çipave kompjuterikë, Samsungu, ka paralajmëuar një “{ekuilibër serioz” në industrinë e gjysmëpërçuesve, pasi mungesat globale po shkaktojnë probleme të mëdha.

Ai ka thënë se mund të kapërcehet edhe lansimi i smartfonit tjetër Galaxy Note, për të përmirësuar atë.

Ekziston frika se mungesat në tregje mund të ngadalësojnë rikuperimin ekonomik pas koronavirusit.

Qeveritë e shteteve të BE-së SHBA-së dhe Kinës po kërkojnë të rritet prodhimi.

“Ekziston një mosbalancë serioz në furnizim dhe kërkesa të çipave në sektorin global të teknologjisë informative”, ka thënë shefi-ekzekutiv i Samsungut dhe shefi i telefonisë mobile, Koh Dong-jin, në një takim të aksionarëve. “Është e vështirë të thuash që çështja e mungesës është zgjidhur qind për qind”.

Samsungu ka punuar me partnerët e huaj për të përmbushur kërkesat, ka shtuar ai.

Mungesa e gjysmëpërçuesve ka filluar vitin e kaluar, si një goditje nga pandemia.

Duke vuajtur nga shitjet e dobëta, prodhuesit e makinave kanë zvogëluar porositë e tyre nga fabrikat kineze për prodhimin e çipave kompjuterik.

Si përgjigje, furnizimi me çipa nga fabrikat është transferuar në sektorë që kishin kërkesa më të mëdha.

Në ndërkohë, ndërsa shitjet e teknologjisë lulëzon, me njerëzit duke qëndruar në shtëpi, sektorët tjerë u prekën po ashtu.

Kartelat e reja grafike ishin të pakta, Apple ngadalësoi lansimin e disa iPhonëve dhe modelet më të fundit të konzollave Xbox dhe PlayStation janë duke u shitur tërësisht sa herë që po njoftohet se ka sasi të re.

“Prodhuesit e gjysmëpërçuesve po punojnë shumë për të mbushur boshllëqet në furnizim”, ka thënë Peter Richardson, partner në Counterpoint Research.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat