Oppo zyrtarizon modelin A94 me katër kamera

Mobile

Oppo zyrtarizon modelin A94 me katër kamera

Më: 20 mars 2021 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Oppo ka shtuar një model të ri Android në gamën e saj, me lansimin e Oppo A94. Telefoni vjen me një ekran AMOLED me 6.43 inç që përmban një rezolucion FHD +.

Pajisja mundësohet nga procesori MediaTek Helio P95 dhe vjen me 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë të brendshme.

Nëse keni nevojë për ndonjë hapësirë shtesë, ekziston edhe një port i kartës microSD dhe vjen me Android 11 dhe ColorOS.

A94 ofron një bateri me 4310 mAh dhe mbushje të shpejtë 30W, në pjesën e përparme të pajisjes ka një kamerë 32 megapikselë për Selfie.

Në pjesën e pasme të telefonit ka një kamerë kryesore me 48 megapiksel, një kamerë ultrawide 8 megapiksel, një makro 2 megapiksel dhe një kamerë me thellësi 2 megapiksel.

Çmimi i telefonit pritet të jetë rreth 320 dollarë me kursin aktual të këmbimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat